ALB  |  ENG

Tirana Music Promenade

Në vitin 2022, pasi jemi përzgjedhur një nga fituesit e thirrjes në kuadër të Tirana European Youth Capital, kemi implementuar projektin “Tirana Music Promenade”.

Qëllimi I projektit është rigjallërimi i shesheve dhe parqeve të qytetit dhe aktivizimi i brezit të ri si protagonistët kryesorë të aktiviteteve sociale në qytet. Ideja kryesore ishte organizimi i një rrugëtimi koncertor në të gjithë qytetin me rreth 5 stacione në vende të jashtëzakonshme dhe të reja.

Çdo stacion ka shërbyer si “skenë” për një formacion të vogël muzikantësh/interpretuesish (maksimumi 1-5) çka ka mundësuar për publikun e kryeqytetit të zbulojë muzikë të zgjedhur nga tradita më e mirë e së shkuarës (klasiçizëm, romantizëm etj) e deri tek muzika e aktualitetit, meloditë e njohura dhe tingujt e jashtëzakonshëm.

Fondacioni ARTE fokusohet në katër fusha kryesore: Arti, Realizimi, Trashëgimia, Edukimi.

design by