ALB  |  ENG

Rreth Nesh

Fondacioni ARTE është një organizatë jofitimprurëse e themeluar nga një grup profesionistësh në fushën e kulturës. Organizata jonë synon të promovojë iniciativa që mundësojnë një qasje më gjithëpërfshirëse ndaj shoqërisë në art dhe kulturë.

Veprimtaria e fondacionit është e orientuar drejt demokratizimit të përvojave artistike, të çdo forme, duke e paraqitur artin si një të drejtë universale dhe shërbim publik ndaj shoqërisë. Në përmbushje të misionit të tij, nismat e fondacionit janë të orientuara drejt krijimit të veprave artistike, realizimit të aktiviteteve promovuese në fushën e kulturës, trashëgimisë jomateriale si pasuri e patjetërsueshme e shoqërisë dhe sipërmarrjeve arsimore në fushën e artit.

Ne besojmë se stimulimi i shprehjeve krijuese, përvojave artistike, ringjallja kulturore dhe edukimi i trashëgimisë sonë, janë një faktor thelbësor në rrugëtimin tonë jetësor, si dhe pjesë përbërëse e identitetit kolektiv. Përgjatë një eksperience disavjeçare, Fondacioni i Arteve ka mundur të adresojë objektivat e tij duke administruar një sërë aktivitetesh në fushën e artit skenik nëpërmjet organizimit të koncerteve dhe shfaqjeve teatrale, si dhe në fushën e trashëgimisë jomateriale duke promovuar (LP , CD) muzika jonë tradicionale.

Në të njëjtën kohë, duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e patjetërsueshme shoqërore që arti dhe kultura mund të kenë në shoqëri, një pjesë e aktivitetit tonë është e orientuar drejt edukimit të brezit të ri përmes qasjeve të ndryshme artistike si muzika, teatri, kërcimi dhe artet pamore.

Na ndiqni

e-mail Newsletter

Nëse dëshironi të merrni buletinin tonë mujor dhe lajmet, ju lutemi REGJISTROHUNI duke përdorur këtë formular:

Fondacioni ARTE fokusohet në katër fusha kryesore: Arti, Realizimi, Trashëgimia, Edukimi.

design by