ALB  |  ENG

Dhuro Kulturë

Prej vitit 2021, Fondacioni ARTE ka nisur projektin “Dhuro Kulturë” i cili është në proces. Qëllimi i këtij projekti është krijimi i mundësive për nxënësit e shkollave publike, të të gjitha niveleve, për të pasur një qasje aktive me instrumentin e pianos e, rrjedhimisht, me muzikën. Kjo për arsye se, mundësitë e sistemit arsimor jo artistik, parauniversitar, në Shqipëri, janë tejet të kufizuara dhe shkollat nuk disponojnë instrumenta muzikorë si piano etj.

Kësisoj, sidomos për shtresa të pamundura financiarisht, krijohen pabarazi çka, në të ardhmen, mund të privojnë talente për të ndërrmarë një karrierë artistike. Falë këtij projekti është siguruar donacioni i një pianoje nga OTP Bank, ndërkohë që në vazhdim po punohet për të sigurar piano të tjera.

Fondacioni ARTE fokusohet në katër fusha kryesore: Arti, Realizimi, Trashëgimia, Edukimi.

design by