ALB  |  ENG

Reload - 2018/2019

Në vitin 2018-2019 Fondacioni ARTE është fitues i projektit RELOAD, financuar nga UNDP dhe Bashkia Shkodër.

Projekti parashikonte rritjen e ndërgjegjësimit dhe apelimin kundër dhunës ndaj fëmijëve dhe grave. Qëllimi i këtij projekti u materializua nëpërmjet dhënies së mundësisë për tu shprehur, grupeve vulnerabël (fëmijëve, të rinjve dhe grave të dhunuara) të cilët, nëpërmjet aktiviteteve të diversifikuara sipas specifikave, promovuan më së miri sipërmarrjen e domsodoshme që komuniteti duhet të dëshmojë kundër dhunës.

“Arti Kundër Dhunës” pati si protagonistë të tij fëmijët e grupeve vulnerabël nga mosha 5 deri 15 vjeç (në përfaqësi të barabartë gjinore), të rinjtë e qytetit të Shkodrës dhe gratë e dhunuara. Përgjatë nëntë muajve të zbatimit të projektit u realizuan 4 cikle trajnimesh, 2 prej të cilëve tek fëmijët të ndarë në grupe në varësi të llojit të trajnimit, në muzikë dhe arte figurative.

Gjithashtu u mbajtën trajnime edhe për të rinjtë dhe gratë e dhunuara (teatri social). Përzgjedhja e protagonistëve siguroi gjithëpërfshirje të grupmoshave (fëmijë, të rinj dhe gra), barazi gjinore (tek fëmijët dhe të rinjtë) dhe ndjeshmëri të shtuar ndaj grupeve vulnerabël (gratë e dhunuara sikurse dhe pakicat rome dhe egjyptiane).

“Arti Kundër Dhunës” i trajton protagonistët e tij në formë shumë aktive duke ju stimuluar shprehitë artistike. Metodat e sprovuara në nivel ndërkombëtar, sikurse është “Muzika në shoqëri” dhe “Teatri social” garantuan realizimin e plotë të qëllimit të projektit.

Në kuadër të projekt-thirrjes ReLOaD, projekti me titull “Arti kundër dhunës” realizoi një një sërë aktivitetesh me qëllim informimin, mbështetjen dhe sensibilizimin e të rinjëve dhe grupeve vulnerabël. Konkretisht, projekti pati në në fokus të aktiviteteve të tij dy kategori të grupeve sociale:

a) fëmijët e komuniteteve Roma dhe Egjyptian

b) gratë e dhunuara dhe të rinjtë e qytetit të Shkodrës.

Në kuadër të këtij projekti u mbajtën një numër i konsiderueshëm aktivitetesh interpretuese artistike si 6 koncerte, 4 shfaqje teatrale, 4 murale të pozicionuara në vende të ndryshme në qytetin e Shkodrës etj.

https://fb.watch/oVFD1PdGQa/?mibextid=Nif5oz

Fondacioni ARTE fokusohet në katër fusha kryesore: Arti, Realizimi, Trashëgimia, Edukimi.

design by