Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me Fondacionin ARTE, ka organizuar koncertin- gala “Ndërmendje 2018” në Teatrin Migjeni. Interesi për ta ndjekur ka qenë mjaft i lartë, teksa ka performuar në skenë Orkestra Simfonike e RTSH-së, nën drejtimin e dirigjentit të mirënjohur Norman Widjaja.
Në koncertin- gala interpretuan edhe Cecilia Laca, Armando Likaj, Klodiana Brahimi, Niki Mjeda dhe Granit Musliu. U luajtën pjesë nga kompozitorë e njohur Dvorak, Saint Saëns, Bizet, Ravel, Strauss, Verdi, Rossini, Glinka, Jakova dhe Leoncavallo. Drejtor artistik të eventit ishin Dr. Klevis Gjergji dhe Prof. Asoc. Dorian Çene.