Shkarko file pdf
- Përshkrim i përgjithshëm i projektit
Projekti “Arti kundër dhunës” zbatohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), dhe në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës, duke mbështetur bashkinë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetet lokale. Projekti “Arti kundër dhunës” përfshin aktivitet që konsiston në organizimin e mësimeve jo-formale argëtuese me të vegjël të qytetit, si edhe me organizimin e një sërë aktiviteteve artistiko-sportive (koncerte, ekspozita, teatër, etj.) me të rinjtë dhe shtresat vulnerabël.
- Qëllimi i kontratës
Organizimi i 80 orëve mësimore vizatimore dhe krijuese me fëmijë.
- Produkti i punës
Si rezultat i orëve të zhvilluara, duhet të përzgjidhen 20-30 punime të fëmijëve me qëllim prezantimin e tyre në ekspozitë që do të organizohet nga Fondacioni Arte.
- Vendi i zhvillimit të aktivitetit
Aktiviteti do të zhvillohet në ambientet e Qëndrës Sociale të Bashkisë Shkodër.
- Detyrimet e Trajnerit
Aktiviteti mësimor nis menjëherë pas nënshkrimit të kontratës dhe përfshin Realizimin e 80 orëve mësimore me fëmijët.
Orari i zhvillimit të mësimit caktohet nga eksperti në bashkëpunim me Fondacionin ARTE dhe me strukturat përgjegjëse të Bashkisë Shkodër.
Pas nënshkrimit të kontratës eksperti duhet të paraqesi me email pranë Fondacionit ARTE, kërkesat për materialet e punës të nevojshme.
Pas nënshkrimit të kontratës, trajneri në koordinim me fondacionin ARTE duhet të sigurohet që organizimi i aktivitetit të zhvillohet në përputhje me objektivat e projektit. Trajneri harton një draft program mësimor i cili duhet të përmbajë tematikat kryesore që do të zhvillohen përgjatë orëve.
Trajneri duhet të plotësojë një raport çdo dy muaj dhe një raport përfundimtar ku do të pasyrohet mbarëvajtja dhe problematikat e aktivitetit.
- Kohëzgjatja e kontratës
Aktivieti nis menjëherë pas nënshkrimit të kontratës dhe realizimi i orëve krijuese të parashikuara duhet të realizohen brenda 6 mujave që nga nënshkrimi i kontratës. Në rast shtyerje, jo më vonë se data 30 Prill 2019.
- Kriteret që duhet të plotësojë kandidati
- i. të detyrueshme
- Kandidati duhet të zotërojë diplomë Bachelor në fushën e Arteve Figurative
- Të ketë eksperiencë pune të paktën 2 vjeçare me projekte të ngjashme artistike
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë
- Të jetë i aftë për punë
- te preferueshme
- të ketë kryer kualifikime, specializime të mëtejshme pasuniversitare (master, etj)
- të jetë banues në Shkodër
- Dokumentacioni i nevojshëm
- Letër motivuese, oferta financiare e kandidatit dhe formular vetëdeklarimi për gjendjen mjekësore i aftë për punë dhe gjendjen gjyqësore i padënuar me vendim të formës së prerë.
- Kopje e Diplomës
- Jetëshkrimi (CV) , ku të përfshihen veprimtaritë artistike dhe didaktike brenda dhe jashtë vendit (e shoqëruar me dokumentacionin përkatës)
- Kopje e ID
- Vërtetim banimi
- Dëshmi e gjendjes gjyqësore (dorëzohet pas nënshkrimit të kontratës, paraprakisht dorëzohet formulari i vetëdeklarimit)
- Dëshmi e gjendjes mjekësore (dorëzohet pas nënshkrimit të kontratës, paraprakisht dorëzohet formular vetëdeklarimi, hartuar nga aplikuesi)
- Pagesa
Pagesa për ekspertin/eksperten e përzgjedhur do të kryhet në përfundim të të gjitha detyrave të listuara. Në rast se palet bien darkord, mund të përcaktojnë pagesë me disa transhe duke i lidhur ato me detyra të përfunduara në kontratë.
- Aplikimi
Aplikimi duhet të dorëzohet brënda dt. 07/11/2018, me email në fondacioniarte@gmail.com
ose
me postë, në adresën zyrtare të Fondacionit ARTE
Rruga e Kavajës, Pallati 223, Shkalla 3, Kati 4, Apartamenti 23, Tiranë
Përgjigja e rezultateve jepet me email pas tri – pesë ditëve, që nga përfundimi i aplikimit. Kandidati duhet të paraqitet pranë Fondacionit ARTE, për nënshkrimin e kontratës brenda 5 ditëve që nga njoftimi.