Projekti “Arti kundër dhunës” zbatohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet ngaProgrami i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Bashkia Shkodër, si një ndër 12 bashkitë partnere të Programit ReLOaD në Shqipëri, është bashkëfinancuese dhe bashkëzbatuese e programit, për projektet që po zbatohen në territorin e Bashkisë.Projekti “Arti kundër dhunës” përfshin aktivitete të ndryshme, të cilat materializohen në organizimin e mësimeve jo-formale argëtuese me të vegjël të qytetit (arte figurative dhe muzikë), si edhe me organizimin e një sërë aktiviteteve artistiko-sportive (koncerte, ekspozita, teatër, etj.) me të rinjtë dhe shtresat vulnerabël.
Autoriteti kontraktor, Fondacioni “ARTE” do të zhvillojë procedurën e prokurimit me objekt:
“Kontratë Qeraje për Pajisje Ndriçimi dhe Foni për Aktivitet”
Aplikimi duhet të paraqitet nga dt. 23. 12. 2018 ora 12:00 deri në dt. 27. 12. 2018
Kriteret kualifikuese dhe dokumentacioni i detyrueshëm për cdo ofertues:
Jeni të lutur të paraqisni ofertën tuaj me specifikimet si më poshtë vijon:
Nr | Emertimi i artikujve | Sasia | Cmimi me TVSH | Vlera totale | |
Njësi | |||||
1 | Podium me përmasa 200 cm x 100. Podiumi duhet të jetë më shkallare me lartësi duke filluar nga 20 cm, 40 cm dhe 60 cm. Sipërfaqja e secilës shkallare 8 m2 ( 800 cm x 100 cm). Aksesi do të jetë individual me shkallë anësore. | copë | 1 | ||
2 | Foni me fuqi maksimale 1.500 watt RMS e kombinuar me tre frekuenca me element përbërës si më poshtë vijon. | copë | 1 | ||
2.1. | Mikser Digjital me të paktën 22 kanale | copë | 1 | ||
2.2. | Monitorë (altoparlantë për koristët) | copë | 6 | ||
2.3. | Mikrofona të pozicionuar për korin | copë | 15 | ||
2.4 | Mikrofona për solistët. Cardioid Capsule | copë | 3 | ||
3 | Ndriçim | ||||
3.1. | Moving head spot and wash 7R | copë | 10 | ||
3.2. | Par light led 180 w rgb | copë | 10 | ||
3.3. | Par light cob led 100w w/wh 3200 | copë | 6 | ||
3.4. | Dmx controller | copë | 1 | ||
3.5. | Led Star Cloth, 72m katror e vendosur per te mbuluar gjithe pjesen fundore te skenes, e komanduar me ane te DMX Controller. | copë | 1 | ||
3.6. | Ledwall p4.8 I vendosur ne dy anet e skenes, I ndare me permasa te ndryshme ne gjeresi dhe lartesi, ne total 18m katror. | copë | 1 | ||
3.7. | Aksesorë montimi (ganxha, kabllo, etj) |
Operatori i interesuar duhet të dorëzojë pranë autoritetit kontraktor dokumentet si më poshtë:
- Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike.
- Çmim plus TVSH të firmosur dhe vulosur nga operatori ekonomik.
- Fotokopje të NIPT-it.
- Vetëdeklarim për mosqënie në proçes falimenti.
- Vetëdeklarim se subjekti rezulton të jetë me status aktiv pranë Organeve Tatimore.
- Malli do të jetë i disponueshëm në ambientin e aktivitetit sipas datës së kërkuar nga autoriteti kontraktor.
- Autoriteti Kontraktor ka të drejtë të skualifikojë operatorin e renditur i pari dhe të vazhdojë procedurën me operatorin pasardhës nëse rezulton se:
- malli nuk është sipas kërkesave së AK, dhe / ose
- nuk paraqet njërin/disa nga dokumentat e kërkuara.
- Preferohen subjekte nga qyteti i Shkodrës.
Operatori ekonomik është i detyruar të konfirmojë realizimin ose jo të procedurës mbas shpalljes Fitues me email tek fondacioniarte@gmail.com.
- Aplikimi
Aplikimi duhet të dorëzohet brenda 27. 12/2018, me email në:
fondacioniarte@gmail.com ose me postë, në adresën zyrtare të Fondacionit ARTE. Rruga e Kavajës, Pallati 223, Shkalla 3, Kati 4, Apartamenti 23, Tiranë
Përgjigja e rezultateve jepet me email pas tri – pesë ditëve, që nga përfundimi i aplikimit. Kandidati duhet të paraqitet pranë Fondacionit ARTE për nënshkrimin e kontratës brenda 5 ditëve që nga njoftimi.