Shkarko file PDF
- Përshkrim i përgjithshëm i projektit
Projekti “Arti kundër dhunës” zbatohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet ngaProgrami i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Bashkia Shkodër, si një ndër 12 bashkitë partnere të Programit ReLOaD në Shqipëri, është bashkëfinancuese dhe bashkëzbatuese e programit, për projektet që po zbatohen në territorin e Bashkisë. Projekti “Arti kundër dhunës” përfshin aktivitete të ndryshme, të cilat materializohen në organizimin e mësimeve jo-formale argëtuese me të vegjël të qytetit (arte figurative dhe muzikë), si edhe me organizimin e një sërë aktiviteteve artistiko-sportive (koncerte, ekspozita, teatër, etj.) me të rinjtë dhe shtresat vulnerabël.
- Qëllim i kontratës
Qëllimi i kontratës është organizimi i ekspozitave me materiale të riciklueshme.
- 3. Detyrimet e kuratorit
Aktiviteti i kuratorit të ekspozitave nis menjëherë pas nënshkimit të kontratës.
Ai është përgjegjës për orgazimin dhe mbarëvajtjen e të gjitha ekspozitave të parashikuara (4 ekspozita), për koordinimin e përgjithshëm të tyre, si edhe për trajtimin e aspektit artistik të paraqitjes së punimeve. Kuratori ka detyrimin të konsultohet me trajnuesin e artit pamor për të qenë i përditësuar rreth ecurisë së realizimit të punimeve.
- Kohëzgjatja e kontratës
Kontrata nis menjëherë pas nënshkrimit të saj dhe mbaron në 31 Maj 2019.
- Kriteret që duhet të plotësojë kandidati
- i. të detyrueshme
- Kandidati duhet të zotërojë diplomë Bachelor në një ndër fushat e Arteve Pamore;
- Të ketë pjesëmarrje në ekspozita mbi 10 vjeçare ;
- Të ketë koordinuar ekspozita në nivel kombëtar /ndërkombëtar;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë;
- Të jetë i aftë për punë.
- te preferueshme
- të ketë kryer kualifikime, specializime të mëtejshme pasuniversitare (master, etj);
- të jetë banor në Shkodër.
- Dokumentacioni
– Letër motivuese;
– Jetëshkrimi (CV), ku të përfshihen eksperienca e punës (shoqëruar me dokumentacionin përkatës);
- Kopje e ID;
- Fotokopje e Diplomës;
- Vetëdeklarimi për gjendjen mjekësore “i aftë për punë”;
- Vetëdeklarim gjendjen gjyqësore “i padënuar me vendim të formës së prerë”.
Kandidatët që shpallen fitues duhet të dorëzojnë brenda afatit të përcaktuar nga kontraktuesi dokumentacioni si më poshtë vijon:
- Vërtetim banimi;
- Dëshmi e gjendjes gjyqësore;
- Dëshmi e gjendjes mjekësore.
- Pagesa
Pagesa për Kuratorin do të realizohet sipas kontratës që do të lidhet me Fondacionin Arte.
- Aplikimi
Aplikimi duhet të dorëzohet brenda dt. 05/12/2018, me email në:
fondacioniarte@gmail.com
ose
me postë, në adresën zyrtare të Fondacionit ARTE
Rruga e Kavajës, Pallati 223, Shkalla 3, Kati 4, Apartamenti 23, Tiranë
Përgjigja e rezultateve jepet me email pas tri – pesë ditëve, që nga përfundimi i aplikimit. Kandidati duhet të paraqitet pranë Fondacionit ARTE për nënshkrimin e kontratës brenda 5 ditëve që nga njoftimi.