Shkarko file pdf

  1. Përshkrim i përgjithshëm i projektit

Projekti “Arti kundër dhunës” zbatohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), dhe në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës, duke mbështetur bashkinë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetet lokale. Projekti “Arti kundër dhunës” përfshin Projekti “Arti kundër dhunës” përfshin aktivitet që konsiston në organizimin e mësimeve jo-formale argëtuese me të vegjël të qytetit, si edhe me organizimin e një sërë aktiviteteve artistiko-sportive (koncerte, ekspozita, teatër, etj.) me të rinjtë dhe shtresat vulnerabël.

 

  1. Qëllim i kontratës

Qëllimi i kontratës është manaxhimi i aktiviteteve artistike muzikore të realizuara në kuadër të këtij projekti.

 

  1. 3. Detyrimet e Koordinatorit

Aktiviteti i kordinatorit nis menjëherë pas nënshkimit të kontratës. Ai është përgjegjës për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve muzikore të parashikuara si edhe për manaxhimin e dokumentacionit mbështetës, si: hartimin e specifikimive teknike për nevojat e artistëve për realizimin dhe mbarëvajtjen e koncerteve, koordinim të aktiviteteve në terren, hartimin e programit artistik, koordinimin mbi mbarëvajtjen e mësimdhënies. Çdo dy muaj, kordinatori dorëzon pranë drejtorit të projektin, raport progres mbi mbarëvajtjen dhe problematikat e aktiviteteve muzikore si edhe raportin përfundimtar.

 

 

  1. Kohëzgjatja e aktivitetit

Aktivieti nis menjëherë pas nënshkrimit të kontratës dhe mbaron në Maj 2019.

 

  1. Kriteret që duhet të plotësojë kandidati
  2. i. të detyrueshme
  3. Kandidati duhet të zotërojë diplomë Bachelor në Arte (Muzikë).
  4. Të ketë eksperiencë pune të paktën 2 vjeçare në organizimin e aktivitetve koncertore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
  5. Të ketë eksperiencë në mësimdhënie
  6. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë
  7. Të jetë i aftë për punë

 

  1. te preferueshme
  2. të ketë kryer kualifikime, specializime të mëtejshme pasuniversitare (master, etj)
  3. të ketë njohuri të gjuhës angleze
  4. të jetë banues në Shkodër

 

  1. Dokumentacioni

     –  Letër motivuese, oferta financiare e kandidatit, dhe formular vetëdeklarimi për gjendjen mjekësore i aftë për punë dhe gjendjen gjyqësore i padënuar me vendim të formës së prerë.

  • Kopje të Diplomës
  • Jetëshkrimi (CV), ku të përfshihen eksperienca e punës (shoqëruar me dokumentacionin përkatës)
  • Kopje e ID
  • Dëshmi e gjendjes gjyqësore (dorëzohet pas nënshkrimit të kontratës, paraprakisht dorëzohet formulari i vetëdeklarimit)
  • Dëshmi e gjendjes mjekësore (dorëzohet pas nënshkrimit të kontratës, paraprakisht dorëzohet formular vetëdeklarimi, hartuar nga aplikuesi)

 

  1. Pagesa

 

Pagesa për koordinatorin do të realizohet sipas kontratës që do të lidhet mes palëve.

 

  1. Aplikimi

Aplikimi duhet të dorëzohet brënda dt. 07/11/2018, me email në:

fondacioniarte@gmail.com

ose

me postë, në adresën zyrtare të Fondacionit ARTE

Rruga e Kavajës, Pallati 223, Shkalla 3, Kati 4, Apartamenti 23, Tiranë

Përgjigja e rezultateve jepet me email pas tri – pesë ditëve, që nga përfundimi i aplikimit. Kandidati duhet të paraqitet pranë Fondacionit ARTE për nënshkrimin e kontratës brenda 5 ditëve që nga njoftimi.