Shkarko file pdf
- Përshkrim i përgjithshëm i projektit
Projekti “Arti kundër dhunës” zbatohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), dhe në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës, duke mbështetur bashkinë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetet lokale. Projekti “Arti kundër dhunës” përfshin Projekti “Arti kundër dhunës” përfshin aktivitet që konsiston në organizimin e mësimeve jo-formale argëtuese me të vegjël të qytetit, si edhe me organizimin e një sërë aktiviteteve artistiko-sportive (koncerte, ekspozita, teatër, etj.) me të rinjtë dhe shtresat vulnerabël.
- Qëllimi i kontratës
Angazhimi i koncert-maestrit prej 50 orësh mësimore.
- Produkti i punës
Koncertmaestri do të shërbej si pianist shoqërues gjatë provave.
Ai do të punoj në grup apo dhe individualisht me fëmijët sipas adresimit të problematikave.
Ai duhet të jetë prezent në koncerte sipas udhëzimit të Dirigjentit.
- Detyrimet e koncert maestrit
Koncertmaestri duhet të realizoj në total 50 orë pune me korin e fëmijëve dhe Dirigjentin, përfshirë këtu provat dhe koncertet.
Ndarja e orëve midis provave dhe koncerteve do të përcaktohet nga koncertmaestri në bashkëpunim dirigjentin, sipas nevojave.
Përgatitja e partiturave është detyrim i koncertmaestrit.
Përgatitja e një raporti përfundimtar mbi punën e realizuar.
- Kohëzgjatja e kontratës
Aktivieti nis menjëherë pas nënshkrimit të kontratës dhe duhet të mbyllet brenda muajit Prill 2019. Në rast shtyrje, jo më vonë se 10 Maj 2019.
- Kriteret që duhet të plotësojë kandidati
- i. të detyrueshme
- Kandidati duhet të zotërojë diplomë Bachelor në Piano
- Të ketë eksperiencë pune të paktën 2 vjeçare si koncert/maester
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë
- Të jetë i aftë për punë
- te preferueshme
- të ketë kryer kualifikime, specializime të mëtejshme pasuniversitare (master, etj)
- të jetë banues në Shkodër
- Dokumentacioni
– Letër motivuese, oferta financiare e kandidatit, dhe formular vetëdeklarimi për gjendjen mjekësore i aftë për punë dhe gjendjen gjyqësore i padënuar me vendim të formës së prerë.
- Kopje të Diplomës
- Jetëshkrimi (CV) , ku të përfshihen veprimtaritë artistike dhe didaktike brenda dhe jashtë vendit (e shoqëruar me dokumentacionin përkatës)
- Kopje e ID
- Vërtetim banimi
- Dëshmi e gjendjes gjyqësore (dorëzohet pas nënshkrimit të kontratës, paraprakisht dorëzohet formulari i vetëdeklarimit)
- Dëshmi e gjendjes mjekësore (dorëzohet pas nënshkrimit të kontratës, paraprakisht dorëzohet formular vetëdeklarimi, hartuar nga aplikuesi)
- Pagesa
Pagesa për ekspertin/eksperten e përzgjedhur do të kryhet në përfundim të të gjitha detyrave të listuara. Në rast se palet bien darkord, mund të përcaktojnë pagesë me disa transhe duke i lidhur ato me detyra të përfunduara në kontratë.
- Aplikimi
Aplikimi duhet të dorëzohet brenda dt. 07/11/2018, me email në
fondacioniarte@gmail.com
ose
me postë, në adresën zyrtare të Fondacionit ARTE
Rruga e Kavajës, Pallati 223, Shkalla 3, Kati 4, Apartamenti 23, Tiranë
Përgjigja e rezultateve jepet me email pas tri – pesë ditëve, pas mbylljes së aplikimit. Kandidati duhet të paraqitet pranë Fondacionit ARTE për nënshkrimin e kontratës brenda 5 ditëve që nga njoftimi.