Sharko file pdf

Përshkrim i përgjithshëm i projektit   

Projekti “Arti kundër dhunës” zbatohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Bashkia Shkodër, si një ndër 12 bashkitë partnere të Programit ReLOaD në Shqipëri, është bashkëfinancuese dhe bashkëzbatuese e programit, për projektet që po zbatohen në territorin e Bashkisë. Projekti “Arti kundër dhunës” përfshin aktivitet që konsiston në organizimin e mësimeve jo-formale argëtuese me të vegjël të qytetit, si edhe me organizimin e një sërë aktiviteteve artistiko-sportive (koncerte, ekspozita, teatër, etj.) me të rinjtë dhe shtresat vulnerabël.

 

  1. Qëllim i kontratës

Qëllimi i kontratës është ekspertiza financiare.

 

  1. Produkti i punës

Suporti financiaro-logjistik i të gjithë projektit përgjatë kohëzgjatjes së tij.

 

  1. Detyrimet e Financierit

Aktiviteti i financierit nis menjëherë pas nënshkrimit të kontratës. Ai është përgjegjës për të gjitha veprimet financiare që do të realizohen në kuadër të projektit, si: përgatitjen e dokumentacionit përkatës dhe zbatimin e rregullores për prokurimet me konkurs, raportet financiare të realizuara çdo dy muaj, raportin përfundimtar, si edhe çdo detyrim tjetër shkresor (lidhur me financën) që mund të nevojitet përgjatë zhvillimit të projektit apo në mbyllje të tij.

 

  1. Kohëzgjatja e kontratës

Aktivieti nis menjëherë pas nënshkrimit të kontratës dhe mbaron në 31 Maj 2019.

 

  1. Kriteret që duhet të plotësojë kandidati
  2. i. të detyrueshme
  3. Kandidati duhet të zotërojë diplomë në një ndër degët e Fakultetit Ekonomik
  4. Të ketë eksperiencë pune të paktën 1 vjeçare si ekspert finance,
  5. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë
  6. Të jetë i aftë për punë

 

  1. te preferueshme
    1. të ketë kryer kualifikime, specializime të mëtejshme pasuniversitare (master, etj);
    2. të jetë banues në Shkodër

 

 

  1. Dokumentacioni

     –  Letër motivuese, oferta financiare e kandidatit, dhe formular vetëdeklarimi për gjendjen mjekësore i aftë për punë dhe gjendjen gjyqësore i padënuar me vendim të formës së prerë.

  • Kopje të Diplomës
  • Jetëshkrimi (CV) , ku të përfshihen eksperienca e punës (shoqëruar me dokumentacionin përkatës)
  • Kopje e ID
  • Vërtetim banimi
  • Dëshmi e gjendjes gjyqësore (dorëzohet pas nënshkrimit të kontratës, paraprakisht dorëzohet formulari i vetëdeklarimit)
  • Dëshmi e gjendjes mjekësore (dorëzohet pas nënshkrimit të kontratës, paraprakisht dorëzohet formular vetëdeklarimi, hartuar nga aplikuesi)

 

  1. Pagesa

 

Pagesa për financierin do të realizohet sipas kontratës që do të lidhet mes palëve.

 

  1. Aplikimi

Aplikimi duhet të dorëzohet brënda dt. 08/11/2018, me email në:

fondacioniarte@gmail.com

ose

me postë, në adresën zyrtare të Fondacionit ARTE

Rruga e Kavajës, Pallati 223, Shkalla 3, Kati 4, Apartamenti 23, Tiranë

Përgjigja e rezultateve jepet me email pas tri – pesë ditëve, që nga përfundimi i aplikimit. Kandidati duhet të paraqitet pranë Fondacionit ARTE për nënshkrimin e kontratës brenda 5 ditëve që nga njoftimi.