Harta dixhitale

Thirrje për ekspert për realizimin e hartës dixhitale

 

 

Shkodër,   12/12/2018

 

Pozicioni:                                            Ekspert për realizimin e hartës dixhitale

Titulli i projektit:                              Arti kundër dhunës

Afati përfundimtar i aplikimit:       dt. 22/12/2018

Periudha e angazhimit:                    Dhjetor 2018 – Maj 2019

 

  1. Përshkrim i përgjithshëm i projektit

 

Projekti “Arti kundër dhunës” zbatohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet ngaProgrami i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Bashkia Shkodër, si një ndër 12 bashkitë partnere të Programit ReLOaD në Shqipëri, është bashkëfinancuese dhe bashkëzbatuese e programit, për projektet që po zbatohen në territorin e Bashkisë. Projekti “Arti kundër dhunës” përfshin aktivitete të ndryshme, të cilat materializohen në organizimin e mësimeve jo-formale argëtuese me të vegjël të qytetit (arte figurative dhe muzikë), si edhe me organizimin e një sërë aktiviteteve artistiko-sportive (koncerte, ekspozita, teatër, etj.) me të rinjtë dhe shtresat vulnerabël.

  1. Qëllim i kontratës

Qëllimi i kontratës është realizimi i hartës dixhitale “Qyteti në sytë e të rinjëve”.

  1. Detyrimet e trajnuesit

Aktiviteti i ekspertit nis menjëherë pas nënshkimit të kontratës.

Ai është përgjegjës për realizimin e Hartës dixhitale si edhe kostot teknike te saj, te perfshira në këtë kontratë.

Ai organizon punën me të rinjtë e qytetit të Shkodrës të përzgjedhur nga shoqata “Gruaja tek gruaja”(organizatë partnere në këtë projekt) si edhe jep udhëzimet teknike për realizimin e materialeve video&audio.

Në përfundim të aktivitetit, eksperti duhet të dorëzoj një raport mbi mbarëvjatjen dhe problematikat e mundëshme.

 

  1. Kohëzgjatja e kontratës

Kontrata nis menjëherë pas nënshkrimit të saj dhe mbaron në 31 Maj 2019.

 

  1. Kriteret që duhet të plotësojë kandidati
  2. i. të detyrueshme
  3. Kandidati duhet të zotërojë Diplomë në shkencat komunikuese ose Media;
  4. Të ketë eksperiencë pune në projekte të ngjashme;
  5. Te ketë dije rreth platformave Open source, digital commons dhe Open Street Map.
  6. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë;
  7. Të jetë i aftë për punë.
  8. te preferueshme
  9. të jetë banor në Shkodër.

 

 

 

 

  1. Dokumentacioni

     – Letër motivuese ku te shprehet oferta financiare;

– Jetëshkrimi (CV), ku të përfshihen eksperienca e punës;

  • Kopje e ID;
  • Fotokopje e Diplomës;
  • Një referencë nga një punëdhënës i mëparshëm me kontatë të plota të punedhenesit
  • Vetëdeklarimi për gjendjen shëndetësore “i aftë për punë”;
  • Vetëdeklarim gjendjen gjyqësore “i padënuar me vendim të formës së prerë”.

 

  1. Pagesa

 

Pagesa për ekspertin do të realizohet sipas kontratës që do të lidhet me Fondacionin Arte.

 

  1. Aplikimi

Aplikimi duhet të dorëzohet brenda dt. 22/12/2018, me email në:

fondacioniarte@gmail.com

ose

me postë, në adresën zyrtare të Fondacionit ARTE

Rruga e Kavajës, Pallati 223, Shkalla 3, Kati 4, Apartamenti 23, Tiranë

Përgjigja e rezultateve jepet me email pas tri – pesë ditëve, që nga përfundimi i aplikimit. Kandidati duhet të paraqitet pranë Fondacionit ARTE për nënshkrimin e kontratës brenda 5 ditëve që nga njoftimi.