Shkarko file pd
- Përshkrim i përgjithshëm i projektit
Projekti “Arti kundër dhunës” zbatohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), dhe në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës, duke mbështetur bashkinë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetet lokale. Projekti “Arti kundër dhunës” përfshin Projekti “Arti kundër dhunës” përfshin aktivitet qw konsiston në organizimin e mësimeve jo-formale argëtuese me të vegjël të qytetit, si edhe me organizimin e një sërë aktiviteteve artistiko-sportive (koncerte, ekspozita, teatër, etj.) me të rinjtë dhe shtresat vulnerabël.
- Qëllim i kontratës
Qëllimi i kontratës është manaxhimi i aktiviteteve të realizuara në kuadër të këtij projekti, mbikqyrja e të gjitha aktiviteteve logjistike mbështetëse si edhe, kooridinimi i përgjithshëm e të gjitha aktiviteteve.
- 3. Detyrimet e drejtorit tw projektit
Aktiviteti i drejtorit të projektit nis menjëherë pas nënshkimit të kontratës.
Ai është përgjegjës për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të parashikuara, për koordinimin e përgjithshëm të tyre, si edhe për manaxhimin e dokumentacionit mbështetës si: hartimi dhe mbikqyrja e të gjitha dosjeve të prokurimit, raporti dymujor narrativ dorëzuar pranë UNDP, raporti përfundimater, si edhe hartimi i çdo dokumentacioni shkresor i nevojshëm përgjatë zbatimit të projektit.
- Kohëzgjatja e kontratës
Kontrata nis menjëherë pas nënshkrimit të saj dhe mbaron në Maj 2019.
- Kriteret që duhet të plotësojë kandidati
- i. të detyrueshme
- Kandidati duhet të zotërojë diplomë Bachelor në Manaxhim ose në Arte.
- Të ketë eksperiencë pune të paktën 2 vjeçare si i drejtor ekzekutiv & artistik në projekte të mëdha artistike si edhe në mësimdhënie[1].
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë
- Të jetë i aftë për punë
te preferueshme
- të ketë kryer kualifikime, specializime të mëtejshme pasuniversitare (master, etj)
- të ketë njohuri të gjuhës angleze
- të jetë banor në Shkodër
- Dokumentacioni
– Letër motivuese, oferta financiare e kandidatit dhe formular vetëdeklarimi për gjendjen mjekësore i aftë për punë dhe gjendjen gjyqësore i padënuar me vendim të formës së prerë
- Kopje të Diplomës
- Jetëshkrimi (CV), ku të përfshihen eksperienca e punës (shoqëruar me dokumentacionin përkatës)
- Kopje e ID
- Dëshmi e gjendjes gjyqësore (dorëzohet pas nënshkrimit të kontratës, paraprakisht dorëzohet formulari i vetëdeklarimit)
- Dëshmi e gjendjes mjekësore (dorëzohet pas nënshkrimit të kontratës, paraprakisht dorwzohet formular vetwdeklarimi, hartuar nga aplikuesi)
- Pagesa
Pagesa për Drejtorin e projektit do tw realizohet sipas kontratws qw do tw lidhet me Fondacionin Arte.
- Aplikimi
Aplikimi duhet të dorëzohet brenda dt. 07/11/2018, me email në:
fondacioniarte@gmail.com
ose
me postë, në adresën zyrtare të Fondacionit ARTE
Rruga e Kavajës, Pallati 223, Shkalla 3, Kati 4, Apartamenti 23, Tiranë
Përgjigja e rezultateve jepet me email pas tri – pesë ditëve, që nga përfundimi i aplikimit. Kandidati duhet të paraqitet pranë Fondacionit ARTE për nënshkrimin e kontratës brenda 5 ditëve që nga njoftimi.
[1] Aktivitete të mëdha artistike konsiderohen aktivitetet në nivel kombëtar apo ndërkombëtar ku marrin pjesë më shumë se 100 artistë.