Shkarko file pdf

  1. Përshkrim i përgjithshëm i projektit

Projekti“Arti kundër dhunës” zbatohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Bashkia Shkodër, si një ndër 12 bashkitë partnere të Programit ReLOaD në Shqipëri, është bashkëfinancuese dhe bashkëzbatuese e programit, për projektet që po zbatohen në territorin e Bashkisë.Projekti “Arti kundër dhunës” përfshin aktivitet që konsiston në organizimin e mësimeve jo-formale argëtuese me të vegjël të qytetit, si edhe me organizimin e një sërë aktiviteteve artistiko-sportive (koncerte, ekspozita, teatër, etj.) me të rinjtë dhe shtresat vulnerabël.

  1. Qëllim i kontratës

Qëllimi i kontratës është pjesmarrja në 5 aktivitete korale në mbështetje të koncerteve të parashikuara.

 

 

 

 

 

 

  1. Detyrimet e Koristëve

Aktiviteti i koristëve nis menjëherë pas nënshkrimit të kontratës. Ata kanë detyrim pjesëmarrjen në prova si edhe në koncertet e programuara në mbështetje të fëmijëve.

 

 

  1. Kohëzgjatja e kontratës

Aktiviteti nis menjëherë pas nënshkrimit të kontratës dhe mbaron në 31 Maj 2019. Orët e punës së secilit prej koristëve janë në total 100/individ dhe shpërndarja e tyre në prova dhe koncerte organizohet sipas nevojave në bashkëpunim me dirigjentin.

 

  1. Kriteret që duhet të plotësojë kandidati
  2. i. Të detyrueshme
  3. Kandidati duhet të jetë i diplomuar ose të ndjekë studimet në Muzikës.
  4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë (Formular vetëdeklarimi)
  5. Të jetë i aftë për punë (Formular vetëdeklarimi)

 

  1. te preferueshme
    1. të jetë banues në Shkodër

 

  1. Dokumentacioni

 

  • Letër motivuese, ku te përfshihet oferta financiare e kandidatit si edhe vetëdeklarimi për gjendjen mjekësore “i aftë për punë” dhe gjendjen gjyqësore “i padënuar me vendim të formës së prerë”;
  • Vetëdeklarimi për gjendjen mjekësore “i aftë për punë”;
  • Vetëdeklarim gjendjen gjyqësore “i padënuar me vendim të formës së prerë”;

 

 

 

 

 

 

 

  • Kopje të Diplomës ose vërtetim nga institucioni pranë të cilit ndjek studimet e muzikës;
  • Jetëshkrimi (CV), ku të përfshihen eksperienca e punës;
  • Një letër reference me kontakte të plota të një punëdhënësi të mëparshëm;
  • fotokopje e ID.
  • . Kandidatët që shpallen fitues duhet të dorëzojnë brenda afatit të përcaktuar nga kontraktuesi dokumentacioni si më poshtë vijon:
  • Vërtetim banimi;
  • Dëshmi e gjendjes gjyqësore;
  • Dëshmi e gjendjes mjekësore;

 

  1. Pagesa

 

Pagesa do të realizohet sipas kontratës që do të lidhet mes palëve dhe eshte vetem me banke. .

 

  1. Aplikimi

Aplikimi duhet të dorëzohet brenda 22/11/2018, me email në:

fondacioniarte@gmail.com

ose

me postë, në adresën zyrtare të Fondacionit ARTE

Rruga e Kavajës, Pallati 223, Shkalla 3, Kati 4, Apartamenti 23, Tiranë

Përgjigja e rezultateve jepet me email pas tri – pesë ditëve, që nga përfundimi i aplikimit. Kandidati duhet të paraqitet pranë Fondacionit ARTE për nënshkrimin e kontratës brenda 5 ditëve që nga njoftimi.