Shkarko file PDF
- Përshkrim i përgjithshëm i projektit
Projekti “Arti kundër dhunës” zbatohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet ngaProgrami i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Bashkia Shkodër, si një ndër 12 bashkitë partnere të Programit ReLOaD në Shqipëri, është bashkëfinancuese dhe bashkëzbatuese e programit, për projektet që po zbatohen në territorin e Bashkisë. Projekti “Arti kundër dhunës” përfshin aktivitete të ndryshme, të cilat materializohen në organizimin e mësimeve jo-formale argëtuese me të vegjël të qytetit (arte figurative dhe muzikë), si edhe me organizimin e një sërë aktiviteteve artistiko-sportive (koncerte, ekspozita, teatër, etj.) me të rinjtë dhe shtresat vulnerabël.
- Qëllim i kontratës
Qëllimi i kontratës është pjesmarrja në 5 aktivitete korale në mbështetje të koncerteve të parashikuara.
- Detyrimet e Koristëve
Aktiviteti i koristëve nis menjëherë pas nënshkrimit të kontratës. Ata kanë detyrim pjesëmarrjen në prova si edhe në koncertet e programuara në mbështetje të fëmijëve.
- Kohëzgjatja e kontratës
Aktivittei nis menjëherë pas nënshkrimit të kontratës dhe mbaron në 31 Maj 2019. Orët e punës së secilit prej koristëve janë në total 100/individ dhe shpërndarja e tyre në prova dhe koncerte organizohet sipas nevojave në bashkëpunim me dirigjentin.
- Kriteret që duhet të plotësojë kandidati
- i. Të detyrueshme
- Kandidati duhet të jetë i diplomuar ose të ndjekë studimet në Muzikës.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë (Formular vetëdeklarimi)
- Të jetë i aftë për punë (Formular vetëdeklarimi)
- te preferueshme
- të jetë banues në Shkodër
- Dokumentacioni
- Letër motivuese, ku te përfshihet oferta financiare e kandidatit si edhe vetëdeklarimi për gjendjen mjekësore “i aftë për punë” dhe gjendjen gjyqësore “i padënuar me vendim të formës së prerë”;
- Vetëdeklarimi për gjendjen mjekësore “i aftë për punë”;
- Vetëdeklarim gjendjen gjyqësore “i padënuar me vendim të formës së prerë”;
- Kopje të Diplomës ose vërtetim nga institucioni pranë të cilit ndjek studimet e muzikës;
- Jetëshkrimi (CV), ku të përfshihen eksperienca e punës;
- Një letër reference me kontakte të plota të një punëdhënësi të mëparshëm;
- fotokopje e ID.
. Kandidatët që shpallen fitues duhet të dorëzojnë brenda afatit të përcaktuar nga kontraktuesi dokumentacionin si më poshtë vijon:
- Vërtetim banimi;
- Dëshmi e gjendjes gjyqësore;
- Dëshmi e gjendjes mjekësore;
- Pagesa
Pagesa koristet do të realizohet sipas kontratës që do të lidhet mes palëve.
- Aplikimi
Aplikimi duhet të dorëzohet brenda 30/11/2018, me email në:
fondacioniarte@gmail.com
ose
me postë, në adresën zyrtare të Fondacionit ARTE
Rruga e Kavajës, Pallati 223, Shkalla 3, Kati 4, Apartamenti 23, Tiranë
Përgjigja e rezultateve jepet me email pas tri – pesë ditëve, që nga përfundimi i aplikimit. Kandidati duhet të paraqitet pranë Fondacionit ARTE për nënshkrimin e kontratës brenda 5 ditëve që nga njoftimi.